Blatterit e Platinit nuk u hiqet dënimi, vetëm ju reduktohet
Sport
February 24, 2016 - 23:28
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ai i UEFA-s, Michel Platini, e kanë humbur betejën pasi ishin ankuar në FIFA për dënimin që u ishte dhënë nga 8 vjet moskryerje të asnjë funksioni, shkruan Zëri.
Pasi nuk arritën t’i shpëtonin dënimit përfundimtar, i vetmi lajm i mirë që e morën ishte se suspendimi ju reduktua nga tetë në gjashtë vjet, nga Komiteti i Apelit i FIFA-s.
Zgjedhjet presidenciale në FIFA pritet të mbahen të premten, për ta gjetur pasardhësin e Blatterit. /Zëri/