Futbollisti shqiptar i bashkohet Neuerit dhe Kagawas

Sport February 22, 2016 - 15:24

Ergys Kaçe nuk është më vetëm në çështjet ligjore dhe në bisedimet për të ardhmen e tij. Pas divorcit me grekun Evangelopulos, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka gjetur një tjetër agjent.

Në fakt, nuk bëhet fjalë për një individ, por për një kompani prestigjioze gjermane "PROP Profil UK Sports Management".

Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke që shkruajnë se, shqiptari tani ka një përfaqësues për të folur me PAOK-un apo klubet e tjera që kanë shfaqur interes për të.

Interesant është fakti se e njëjta kompani ka në menaxhim edhe lojtarë të njohur si Manuel Neuer dhe mesfushorin Shinji Kagawa.

Ergys Kaçe ka mundësinë e artë që të përfaqësohet denjësisht dhe të vendosë me qetësi për të ardhmen e tij.

Me shumë mundësi, ai do të largohet nga PAOK-u gjatë merkatos së verës.

\