Spitali i Real Madridit

Sport February 13, 2016 - 12:26

Gareth Bale është futbollisti më i ri që iu bashkua listës së atyre që janë të lënduar në Real Madrid.

Skuadra nga Santiago Bernabeu është ballafaquar me një problem serioz deri më tani gjatë këtij sezoni.

Pak pas më tepër se gjysmës së sezonit, “Los Blancos” kanë pësuar lëndime të shumta të futbollistëve, dhe vetëm tetë prej tyre nuk janë dëmtuar gjatë këtij edicioni, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Cristiano Ronaldo, Isco, Toni Kroos, Casemiro, Lucas Vázquez, Nacho, Casilla dhe Yaeez, janë të vetmit që nuk janë lënduar gjatë këtij sezoni.

Kurse, futbollisti që ka munguar më së tepërmi është qendërmbrojtësi Sergio Ramos.

Reprezentuesi spanjoll ka munguar në plot 14 ndeshje, për shkak të lëndimeve. 

\