Jérémy Mathieu e fiton betejën gjyqësore, ish-futbollisti i Barcelonës dëmshpërblehet me miliona euro

Jérémy Mathieu e fiton betejën gjyqësore, ish-futbollisti i Barcelonës dëmshpërblehet me miliona euro

Sport November 22, 2026 - 16:42

Ish-futbollisti i Barcelonës, Jérémy Mathieu, ka fituar një betejë të rëndësishme gjyqësore kundër ish-këshilltarit të tij financiar, duke siguruar një dëmshpërblim prej afro 2.8 milionë eurosh.

Vendimi është marrë më 23 mars 2026 nga Gjykata Ekonomike në Aix-en-Provence të Francës.

Në këtë çështje janë përfshirë edhe bankat që kanë bashkëpunuar në operacionet financiare të kontestuara.

Mathieu dhe partnerja e tij kishin zbuluar humbje të mëdha financiare në vitin 2022, pasi këshilltari ishte shtruar në spital dhe ata kishin kontaktuar drejtpërdrejt me bankat.

Çifti kishte pretenduar se disa nënshkrime në urdhërpagesa ishin falsifikuar, ndërsa një pjesë e pasurisë së tyre ishte zhdukur.

Gjykata vlerësoi se këshilltari dhe institucionet financiare nuk e kishin përmbushur detyrimin për informim dhe këshillim të duhur.

Sipas gjyqtarëve, fakti që Mathieu dhe bashkëshortja e tij u kishin besuar profesionistëve nuk përbënte neglizhencë, pasi ata nuk kishin përvojë të veçantë në menaxhimin financiar. /Zëri