Flaka Loxha triumfon ndaj medalistes së bronztë botërore
Sport
November 13, 2026 - 12:48
Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, ka shënuar një fitore të rëndësishme në Grand Prix të Zagrebit, duke mposhtur kroaten Ana Viktorija Puljiz, e cila këtë vit fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.
Loxha triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke fituar me uazari dhe siguruar kështu fitoren e dytë në këtë garë. Në luftën e parë, ajo kishte mposhtur boshnjaken Angjela Samargjiq.
Fitore në paraqitjen e dytë regjistroi edhe Fatjona Kasapi në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke mposhtur austriaken Carina Klaus-Sternweiser me Yuko.
Edhe ajo në xhiron e parë kishte kaluar me sukses serben Andrea Stojadinov.
Ndërkohë, edhe Erza Muminoviq ka kaluar pengesën e parë në garën e zhvilluar në Zagreb.