UEFA publikon renditjen e Fair Play, ja pozita e Kosovës

UEFA publikon renditjen e Fair Play, ja pozita e Kosovës

Sport November 10, 2026 - 21:06

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka bërë publike renditjen e Fair Play, në të cilën përfshihen federatat anëtare, bazuar në sjelljen dhe disiplinën e treguar në ndeshjet e organizuara nën ombrellën e saj.

Sipas kësaj renditjeje, Kosova pozicionohet në vendin e 41-të, duke u përfshirë në klasifikimin që mat respektimin e parimeve të sportivitetit në futboll.

Vlerësimi bëhet duke marrë parasysh kartonët, respektin ndaj kundërshtarëve dhe gjyqtarëve, sjelljen e pjesëtarëve të ekipeve, por edhe atë të tifozëve në tribuna.

Përmes këtij klasifikimi, UEFA synon të promovojë disiplinën, respektin dhe lojën e ndershme në futbollin evropian. /Zëri