Dukagjini – Llapi, ndeshja hapëse e xhiros së 13-të në Superligë

Dukagjini – Llapi, ndeshja hapëse e xhiros së 13-të në Superligë

Sport November 06, 2026 - 10:39

Albi Mall Superliga do të nisë sot me xhiron e 13-të në program.

Dukagjini – Llapi do të jetë ndeshja hapëse e kësaj xhiroje, e cila do të zhvillohet sot (e premte), në orën 17:00.

Kurse në fundjavë do të zhvillohen katër duelet e tjera, dy në ditën e shtunë dhe dy në atë të diel.

Feronikeli ’74 – Ballkani, që luhet nga ora 13:00 në Drenas, si dhe Gjilani – Malisheva, me fillim nga ora 16:00.

Kurse të dielën Vushtrria do të jetë nikoqire e Prishtinës, ndërsa Drenica do të përballet me Dritën. Të dyja ndeshjet nisin në orën 13:00. /Zëri