Barcelona e humb Rodrin për një muaj, Flick përballet me një tjetër problem

Barcelona e humb Rodrin për një muaj, Flick përballet me një tjetër problem

Sport November 04, 2026 - 13:41

Problemet me lëndimet vazhdojnë për Barcelonën. Rodri Hernáandez pritet të jetë jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Aston Villas.

Mesfushori spanjoll ndjeu dhimbje në bicepsin femoral të këmbës së djathtë dhe u zëvendësua në pushim të ndeshjes. Kontrollimet mjekësore zbuluan dëmtimin, ndërsa sipas “Sport”, koha e rikuperimit parashihet të jetë afërsisht katër javë.

Kështu, Flick do të duhet të gjejë zgjidhje për ta mbuluar mungesën e një prej lojtarëve të rëndësishëm në mesfushë. Marc Bernal shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar, ndërsa në dispozicion janë edhe Frenkie de Jong dhe Gavi.

Për Barcelonën, ky është një telash i madh në një periudhë me ndeshje të rëndësishme, duke përfshirë duelin ndaj Atletico Madridit në kampionat. /Zëri