Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

Zhegrova pritet ta nis si titullar derbin ndaj Napolit

Sport October 31, 2026 - 10:57

Ylli kosovar, Edon Zhegrova mund të luajë nesër (e diel) ndeshjen e tij të parë si titullar këtë sezon me Juventusin.

Juventusi është nikoqir i Napolit të dielën mbrëma në Allianz Stadium me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Serie A.Kjo ndeshje derbi pritet të jetë shumë e veçantë për sulmuesin anësor kosovar, Edon Zhegrova.

Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri Luciano Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin e tij titullar pasi duan të performojnë fuqishëm pas humbjes zhgënjyese në Genoa.Kështu, Zhegrova pritet të luajë si titullar për herë të parë këtë edicion me Juventusin, në një rreshtim 4-3-3.

Ylli i Kosovës pritet të mbulojë krahun e djathtë të sulmit, ndërsa përkrah tij në sulm do të jenë edhe Jeremie Boga si anësor i majtë dhe Randal Kolo Muani në qendër.