Ronaldo, drejt rikthimit te Portugalia pas pezullimit

Ronaldo, drejt rikthimit te Portugalia pas pezullimit

Sport October 27, 2026 - 13:10

Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet te përfaqësuesja e Portugalisë për ndeshjet e nëntorit, pasi dënimi i tij 30-ditor për largimin nga grumbullimi i kombëtares përfundon para takimeve të ardhshme.

Ylli i Al Nassrit u largua nga grumbullimi pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Jorge Jesus, pasi nuk u aktivizua kundër Norvegjisë. Për këtë veprim, Federata Portugeze e Futbollit e dënoi me 30 ditë pezullim dhe 255 euro gjobë.

Ronaldo më pas kërkoi falje për largimin nga bashkëlojtarët dhe për mos përshëndetjen e tifozëve, duke pranuar se duhej të mbante përgjegjësi për veprimet e tij.

Portugalia do të luajë kundër Danimarkës më 14 nëntor dhe Uellsit më 17 nëntor. Ronaldo është përfshirë në listën paraprake për këto takime, ndërsa rikthimi i tij do të shënonte fundin e një episodi të tensionuar me kombëtaren. /Zëri