Laporta i zhgënjyer: Yamal e meritonte Topin e Artë
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shprehur zhgënjimin pasi Lamine Yamal përfundoi në vendin e tretë në garën për Topin e Artë 2026, pas Harry Kane dhe Kylian Mbappés.
“Ne mendojmë se Lamine Yamal e meritonte Topin e Artë për talentin e tij individual dhe për trofetë e fituar. Ai është shumë i zhgënjyer dhe edhe ne na vjen vërtet keq për të. Nuk dinim asgjë, organizatorët janë shumë të rezervuar dhe gjithçka mbeti mister”, deklaroi Laporta.
Pavarësisht se nuk e fitoi çmimin kryesor, Yamal triumfoi për të tretin vit radhazi në Trofeun Kopa, që vlerëson futbollistin më të mirë të ri.
Në moshën 19-vjeçare, ylli i Barcelonës vazhdon të konsiderohet një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror, ndërsa synimi i tij mbetet fitimi i Topit të Artë në të ardhmen. /Zëri