“PSG-ja bëri gabim me Topin e Artë, duhej ta mbështeste Dembelen”

“PSG-ja bëri gabim me Topin e Artë, duhej ta mbështeste Dembelen”

Sport October 27, 2026 - 09:02

Paris Saint-Germain nuk arriti rezultatet e pritshme në garën për Topin e Artë 2026, pavarësisht se u shpall klubi më i mirë i vitit.

Khvicha Kvaratskhelia përfundoi në vendin e gjashtë, Ousmane Dembele në të shtatin, Fabian Ruiz në të dhjetin, Achraf Hakimi në të trembëdhjetin dhe Vitinha në të katërmbëdhjetin.

Vincent Garcia, drejtues editorial i France Football, beson se PSG-ja gaboi duke e shpërndarë mbështetjen mes disa futbollistëve, në vend që të përqendrohej te një kandidat i vetëm.

“Ata duhej të mbështesnin një lojtar të vetëm. Sipas mendimit tim, duhej të përkrahnin fituesin në fuqi, Ousmane Dembele”, deklaroi Garcia.

Ai theksoi gjithashtu se Kylian Mbappe e menaxhoi më mirë kandidaturën e tij, duke vënë në pah sezonin e zhvilluar dhe paraqitjet në Kupën e Botës. /Zëri