Mbappé si kandidat për Topin e Artë, Reali triumfon në El Clásico dhe e rihap garën për titull!

Mbappé si kandidat për Topin e Artë, Reali triumfon në El Clásico dhe e rihap garën për titull!

Sport October 25, 2026 - 23:03

Kylian Mbappé ishte protagonisti kryesor i El Clásicos, duke udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të madhe 2-1 ndaj Barcelonës.

Në prag të ceremonisë së Topit të Artë, sulmuesi francez dhuroi një paraqitje vendimtare, duke realizuar dy gola dhe duke rikthyer emocionet në garën për titullin e La Ligës.

Barcelona e nisi ndeshjen me synimin për të kontrolluar lojën, por Reali ishte më konkret në momentet vendimtare.

Në minutën e 41-të, pas një aksioni të miqve dhe një devijimi në zonë, topi përfundoi te Mbappé, i cili e dërgoi në rrjetë për epërsinë 0-1.

Barcelona pati mundësinë të reagonte menjëherë, por Lamine Yamal nuk arriti të shfrytëzonte një rast të mirë për shënim.

Raphinha barazon, por Mbappé vendos gjithçka

Në pjesën e dytë, Barcelona u hodh në sulm dhe arriti të barazonte në minutën e 61-të. Pedri krijoi mundësinë, ndërsa Raphinha realizoi me një goditje të saktë me të majtën për 1-1.

Katalunasit kërkuan edhe golin e fitores, por nuk arritën ta mposhtnin për herë të dytë portierin Andriy Lunin.

Kur ndeshja po i afrohej fundit, Real Madridi goditi sërish. Jude Bellingham nisi një aksion të shkëlqyer, Eduardo Camavinga depërtoi në zonë dhe pasoi te Mbappé, i cili në minutën e 87-të shënoi golin vendimtar për 2-1.

Kështu, Reali mori tri pikë të arta në Camp Nou dhe e rihapi garën për titullin. Barcelona mbetet në krye, por tashmë diferenca me madrilenët është vetëm tri pikë.

Mbappé e bëri El Clásicon skenën e tij, duke treguar edhe një herë se mund të jetë vendimtar në ndeshjet më të mëdha. /Zëri