Flick e zbulon vizitën sekrete te Mourinho në Madrid
Sport
October 24, 2026 - 16:31
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka zbuluar se e kishte vizituar José Mourinhon në Madrid gjatë kohës kur ishte ndihmës i Joachim Löw në kombëtaren e Gjermanisë.
“Kam shumë respekt për të. Kur drejton ekipe për kaq shumë vite dhe arrin suksese, kjo dëshmon talentin tënd. E vizitova në Madrid dhe çdo lojtar që ka punuar me të flet me shumë respekt për të. Është koleg dhe një trajner shumë i suksesshëm”, deklaroi trajneri i Barcelonës.
Takimi kishte ndodhur në sezonin 2011/12, kur Mourinho drejtonte Real Madridin dhe në skuadër kishte Mesut Özilin e Sami Khedirën.
Tashmë, dy trajnerët përgatiten për përballjen në El Clásico, me Flickun që nuk e fsheh admirimin për kolegun e tij portugez. /Zëri