“Do të jetë luftë”, Esparti i dërgon mesazh Real Madridit

“Do të jetë luftë”, Esparti i dërgon mesazh Real Madridit

Sport October 22, 2026 - 13:58

Xavi Espart ka paralajmëruar Real Madridin para “El Clasicos” të së dielës, duke premtuar se Barcelona do të japë gjithçka për të marrë rezultat pozitiv.

“Do të jetë luftë. Do të japim gjithçka, duhet të japim 100 për qind. Do të luftojmë deri në fund”, deklaroi mbrojtësi i ri katalanas.

Esparti vjen pas golit të tij të parë në Champions League, të shënuar në humbjen 4-2 ndaj PSG-së. Ai foli edhe për krahasimin që trajneri Hansi Flick i ka bërë me legjendën gjermane Philipp Lahm.

“Është nder të më krahasojnë me të, por unë përpiqem ta ndjek rrugën time në karrierë”, u shpreh talenti i Barcelonës. /Zëri