Vinçiqi flet për përplasjen me Messin: Gjithçka duhet të mbetet në fushë
Arbitri slloven Slavko Vinçiq ka folur për herë të parë pas finales së Kupës së Botës 2026, duke konfirmuar se ka vendosur t`i japë fund karrierës së tij si gjyqtar, ndërsa ka komentuar edhe episodin e diskutuar me Lionel Messin gjatë ndeshjes.
Në një intervistë për gazetën spanjolle “Sport”, Vinçiqi pranoi se emërimi për të drejtuar finalen më të madhe të futbollit botëror ishte momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij.
“Kur mora lajmin se do të arbitroja finalen e Kupës së Botës, mbeta i tronditur. Më pas ndjeva krenari të madhe, sepse do të përfaqësoja Federatën Sllovene të Futbollit në skenën më të lartë të futbollit botëror”, u shpreh ai.
Një nga momentet më të komentuara të finales ishte debati i tij me Lionel Messin, por arbitri slloven nuk dëshiroi t'i japë më shumë rëndësi incidentit.
“Mendoj se është më mirë që gjithçka që ka ndodhur në fushë të mbetet aty. Dua të theksoj se Messi u soll me shumë sportivitet”, deklaroi Vinçiqi.
Vendimi i arbitrit për t'u tërhequr nga arbitrimi vjen pas një karriere të suksesshme në arenën ndërkombëtare, e cila u kurorëzua me drejtimin e finales së Kupës së Botës 2026, një nga ndeshjet më prestigjioze në futboll.