Fjalët e para të Luis Enriques pasi fitoi titullin e dytë rresht të Ligës së Kampionëve

Fjalët e para të Luis Enriques pasi fitoi titullin e dytë rresht të Ligës së Kampionëve

Sport May 30, 2026 - 22:46

Luis Enrique e lavdëroi mentalitetin e skuadrës së tij pasi mposhti Arsenalin për ta fituar finalen e Ligës së Kampionëve, duke e cilësuar këtë triumf si edhe më mbresëlënës se ai i sezonit të kaluar.

Duke folur për Canal+, trajneri i PSG-së u ndal te finalja e lodhshme dhe rëndësia e suksesit të dytë radhazi në Evropë.

“Edhe më i fortë se vjet, sepse para ndeshjes e dinim sa e vështirë do të ishte të luanim kundër Arsenalit,” u shpreh ai.

Ai shtoi se arritja ka një domethënie të veçantë si për klubin, ashtu edhe për qytetin.

Chelsea e ‘poshtëron’ Arsenalin pas finales së humbur ndaj PSG-së

“Për ne, si ekip dhe si qytet, është e pabesueshme të fitojmë dhe mendoj se e kemi merituar gjatë gjithë sezonit”.

Enrique e pranoi vështirësinë e finales, por theksoi mentalitetin e PSG-së dhe qëndrueshmërinë e skuadrës gjatë gjithë kampanjës.

“Finalja ishte shumë e vështirë. Por tani është koha të festojmë me tifozët tanë”, shtoi ai.

Më pas, trajneri iu bashkua tifozëve të PSG-së në tribunë për të festuar pas fitores. /telegrafi