Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Tronditet Barcelona, ylli spanjoll kërkon largimin

Sport April 13, 2026 - 11:37

Barcelona po përgatitet për një verë të ngarkuar në merkato, por për të realizuar dy transferime të mëdha, klubi katulanas duhet fillimisht të sigurojë të ardhura dhe hapësirë në paga.

Drejtuesit po shpresojnë të lirojnë buxhet duke larguar emra si Marc-Andre ter Stegen dhe Robert Lewandowski, megjithatë asnjëri nuk pritet të sjellë një shumë të konsiderueshme nga transferimi.

Ndryshe qëndron situata me Marc Casadon. Mesfushori 22-vjeçar, i dalë nga akademia La Masia, nuk ka arritur të fitojë rol të rëndësishëm këtë sezon dhe me rikthimin e Gavit, ai ka rënë edhe më poshtë në hierarkinë e mesfushës, pas emrave si Pedri, Frenkie de Jong, Marc Bernal dhe Eric Garcia.

Për këtë arsye, Barcelona është e gatshme të dëgjojë oferta për të gjatë verës. Klubi beson se vlera e tij mund të bjerë nëse qëndron më gjatë, ndërsa edhe vetë lojtari ka pranuar se largimi është zgjidhja më e mirë për të pasur më shumë hapësirë në fushë.

Casado nuk e sheh më veten pjesë të planeve të trajnerit Hansi Flick dhe të gjitha palët janë në një linjë për një ndarje në fund të sezonit.

Aktualisht, Arabia Saudite shihet si destinacioni më i mundshëm për të, pasi disa klube kanë shprehur interes konkret. Në të kaluarën, ai është ndjekur edhe nga Atletico Madrid dhe skuadra të Ligës Premier, ndaj mbetet për t’u parë nëse do të ketë zhvillime të reja.

Për Barcelonën një transferim në Arabinë Saudite do të ishte opsioni më i favorshëm financiarisht, por vendimi final do të varet nga vetë lojtari dhe ambiciet e tij sportive. /Telegrafi