Kosova e mbyll grupin si lider, barazon me Malin e Zi

Kosova e mbyll grupin si lider, barazon me Malin e Zi

Sport April 12, 2026 - 22:17

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Malit të Zi në ndeshjen e tretë të fazës paraeliminatore për Kampionatin Evropian.

Dardanët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, edhe pse pranuan dy gola të shpejtë, nuk u dorëzuan dhe arritën ta barazojnë rezultatin në sekondat e fundit, duke e mbyllur takimin 3-3.

Golashënues për Kosovën ishin Drilon Maxharraj, Shqipërim Imeri dhe Drilon Haxhijaj, i cili barazoi në fund.

Paraprakisht Kosova e kishte mposhtur Gjibrltarin dhe Austrinë.

Me 7 pikë dhe në vendin e parë, Kosova e mbyll me sukses fazën paraeliminatore.