Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o

Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu rekordin e Samuel Eto’o

Sport April 12, 2026 - 20:14

Sulmuesi Vedat Muriqi ka hyrë në historinë e Mallorcas për ta tejkaluar rekordin e golashënuesit më të mirë të klubit në La Liga, që e mbante Samuel Eto’o.

Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave, një më shumë se Eto’o, kurse pas ndeshjes menjëherë ka shkuar në muzenë e klubit spanjoll.

Mallorca ka shpërndarë një video të Muriqit, i cili i vendos këpucët në muze të klubit.

“Këpucët historike shkojnë direkt në muzeun e RCD Mallorcas”, shkroi ndër të tjera klubi.

Ndërkohë, Muriqi tani do të provojë ta mposhtë Kylian Mbappen për “Pichichi”, pasi ka 21 gola, dy më pak se francezi.