Pos golave vendimtar, Vedat Muriqi shpallet edhe “Lojtari i ndeshjes” ndaj Rayo Vallecanos

Pos golave vendimtar, Vedat Muriqi shpallet edhe “Lojtari i ndeshjes” ndaj Rayo Vallecanos

Sport April 12, 2026 - 18:48

Sulmuesi Vedat Muriqi është shpallur si lojtari më i vlerësuar në fitoren e Mallorcas ndaj Rayo Vallecanos.

Ylli i Kosovës shënoi dy gola për katër minuta për të gëzuar tifozët vendas, ndërsa edhe theu rekordin e legjendës Samuel Eto’o, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas për La Liga.

“SofaScore” e ka vlerësuar me notën 7.9, që ishte më e larta në këtë përballje.

Përpos dy golave, Muriqi kishte edhe 31 prekje të topit, bëri një ndërhyrje në top si dhe fitoi gjashtë duele nga 10 që tentoi.

Kësisoj, Muriqit tani i mbetet të luftojë me Kylian Mbappen për çmimin “Këpuca e Artë” në Spanjë, ku ka 21 gola, vetëm dy më pak se francezi, i cili po kalon një formë të luhatshme te Real Madridi.