Gjithçka gati për ndeshjen Kroaci-Kosovë
Sport
April 12, 2026 - 13:32
Tashmë gjithçka është gati për ndeshjen Kroacia-Kosova.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), sot pasdite do të përballet me Kroacinë, sfidë që luhet në Zagreb.
Pas humbjes nga Franca pak ditë më parë në Prishtinë, Dardanet në duel me kroatet luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për EURO 2026.
Kombëtarja jonë përbëhet nga lojtare të reja, shumica prej të cilave së fundi ishin në Kombëtaren U19. Dhe ndeshja me Kroacinë, që ka ekip cilësor dhe me lojtare me përvojë, do të jetë shumë e vlefshme për të ardhmen e Kombëtares së Kosovës.
Te vajzat tona ka përkushtim për të dhënë maksimumin gjatë 60 minutave lojë dhe për të nxjerrë më të mirën e mundshme.
Ndeshja Kroacia-Kosova fillon në orën 18:00.