Nesër Kroacia-Kosova, Dardanet synojnë rezultat pozitiv

Nesër Kroacia-Kosova, Dardanet synojnë rezultat pozitiv

Sport April 11, 2026 - 14:54

Pas ndeshjes ndaj Francës, të zhvilluar të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet e Kombëtares së Kosovës e kanë kthyer fokusin te ndeshja e fundit e fazës së dytë eliminatore për Euro 2026.

Nesër prej orës 18:00 në Zagreb luhet ndeshja Kroacia – Kosova.

Menjëherë të premten hendbollistet dhe shtabi teknik u janë kthyer obligimeve për ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator.

Në ndeshjen ndaj francezeve ka pasur periudha pozitive nga lojtaret e reja, ndërsa shpresohet që ato të jenë më të shumta e më të gjata të dielën ndaj Kroacisë.

Dardanet sot kanë udhëtuar për në Zagreb, ndërsa me stërvitje vazhdohet sonte pasdite në kryeqendrën kroate.

Të kujtojmë që Kombëtarja përbëhet kryesisht nga lojtare të reja, shumica prej tyre të klubeve të vendit. Për dallim nga ndeshjet e kaluara, në Kombëtare janë mbi gjysma e lojtareve të reja, shumë prej tyre debutuese.

Përvoja në këtë cikël eliminator do të jetë me shumë vlerë për karrierën e hendbollisteve tona.