Kombëtarja e Kosovës në futsall synon fitoren e radhës sonte ndaj Austrisë

Kombëtarja e Kosovës në futsall synon fitoren e radhës sonte ndaj Austrisë

Sport April 10, 2026 - 12:51

Kombëtarja e Kosovës në futsall do të zhvillojë sonte ndeshjen e dytë të radhës, e vlefshme për paraeliminatoret në Kupën e Botës 2028.

“Dardanët” do të përballen me Austrinë në orën 16:30 në palestrën “Sportstki Centar”.

Djemtë e Agon Ramadanit tashmë kanë fituar ndeshjen e parë, ku u përball ndaj Gjibraltarit mbrëmë (e enjte) me rezultat 11-0.

Kosova aktualisht renditet në pozitën e parë me tri pikë.

Kujtojmë se dy vendet e para të grupit kalojnë tutje. /Zëri