Kosova publikon listën e të ftuarve për paraeliminueset e Kampionatit Botëror në futsall

Kosova publikon listën e të ftuarve për paraeliminueset e Kampionatit Botëror në futsall

Sport April 06, 2026 - 14:08

Kombëtarja e Kosovës e ka bërë publike listën e të ftuarve për raundin paraeliminues për Kupën e Botës në futsall.

“Dardanët” do të zhvillojnë tri përballje shumë të rëndësishme brenda vetëm tri ditëve, ndaj Gjibraltarit, Austrisë dhe Malit të Zi.

Përzgjedhësi Agon Ramadani ka përpiluar listën me 14 lojtarët, që do të jenë gati të japin gjithçka për ta shkruar historinë për Kosovën.

Lista e plotë:

Bajram Ramadani, Eduard Drenica, Ramadan Alaj, Jeton Rukovci, Drilon Haxhijaj, Shefki Kameri, Shqiprim Imeri, Fitim Krasniqi, Melos Kelmendi, Drilon Maxharraj, Lirigzon Xhinovci, Diar Deliu, Yll Mazreku, Malush Qerimi.

Ndërkohë, rikujtojmë Kosova e nis me Gjibraltarin, pastaj me Austrinë dhe në fund me Malin e Zi.

“Dardanët” duhet të renditen vetëm në top dy për të avancuar tutje.