Legjenda gjermane: Asllani do të ishte një zgjedhje e mirë për Dortmundin
Sport
April 04, 2026 - 15:30
Grosskreutz, i cili ka zhvilluar mbi 230 ndeshje me fanellën e Dortmundit dhe ka fituar trofe të rëndësishëm, përfshirë Kupën e Botës me Gjermaninë dhe tituj në Bundesligë, nuk e ka fshehur admirimin për 23-vjeçarin.
Ai madje ka zbuluar se mban kontakte të rregullta me Asllanin dhe beson se transferimi në “Signal Iduna Park” do të ishte hapi i duhur për të.
“Ka pasur një lajm që Fisnik Asllani mund të transferohet te Dortmundi. Eja, do të shohësh se nuk ka më mirë se kjo!”, është shprehur Grosskreutz.
Sulmusi kosovar po kalon një sezon shumë të mirë me Hoffenheimin, ku ka regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 28 paraqitje.
Forma e tij e lartë dhe potenciali në rritje e bëjnë atë një nga emrat më premtues për të ardhmen. /telegrafi