Fjalimi i parë i Bylbyl Sokolit në Kuvend, flet për sukseset e Kombëtares dhe nevojat e sportit kosovar [video]
Foto: Laura Hasani

Fjalimi i parë i Bylbyl Sokolit në Kuvend, flet për sukseset e Kombëtares dhe nevojat e sportit kosovar [video]

Sport April 03, 2026 - 21:30

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bylbyl Sokoli mori fjalën për herë të parë në Kuvendin e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur kosovar përmendi suksesin e madh të Kombëtares së Kosovës në futboll, e cila ishte vetëm një ndeshje larg kualifikimit historik në Kupën e Botës.

Ai theksoi se, pavarësisht rezultatit, futbollistët kosovarë kanë arritur të fitojnë respekt ndërkombëtar, duke përfaqësuar vendin me dinjitet dhe krenari.

“Për herë të parë po dal në këtë foltore, sportistët tanë përfaqësuan me dinjitet dhe krenari shtetin tonë”, u shpreh Sokoli

Sipas tij, paraqitja e Kombëtares nuk ishte vetëm garë sportive, por edhe dëshmi e potencialit dhe vullnetit që ka Kosova për të arritur suksese më të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Sokoli gjithashtu theksoi nevojën për investime më të mëdha në sport, duke përmendur mungesën e infrastrukturës moderne, kushteve më të mira për zhvillimin e sportistëve dhe një bazë ligjore funksionale që do ta mbështesë sportin në vend.

Në fund, ai falënderoi futbollistët dhe stafin për përkushtimin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se ata e kanë bërë vendin krenar me paraqitjet e tyre

Fjalimi i plotë i Sokolit në video më poshtë: