Guardiola kritikon kohën e pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare
Pep Guardiola ka pranuar se do të preferonte shumë më tepër të luante në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme sesa të përballej me një orar të ndërprerë për shkak të pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Me Manchester Cityn që është jashtë Evropës, spanjolli tha se fokusi zhvendoset menjëherë te Liga Premier.
"Fatkeqësisht jemi jashtë, por duhet të përqendrohemi te kjo ndeshje dhe pastaj kemi një javë të gjatë për t'u përgatitur kundër Chelseat, një nga shanset e vetme që kemi për të qenë ende atje për Ligën Premier", ka thënë fillimisht Guardiola.
Guardiola shprehu zhgënjim të madh me kohën e ndeshjeve miqësore.
"Është ende shumë e vështirë për mua të kuptoj se si është e mundur kur je nëntë muaj duke luajtur për të gjitha titujt, të shkosh në kontinente të ndryshme për ndeshje miqësore. Rreziku për lëndime është masiv. Nuk ka kuptim”, përfundoi trajneri i Cityt.
Ai vuri në dukje se lojtarët që nuk janë thirrur do të marrin të paktën një pushim të vlefshëm. /telegrafi