Kenan Yildiz ngushëllon Edon Zhegrovën me një postim në rrjetet sociale
Sulmuesi Kenan Yildiz ka bërë një postim së fundmi në rrjetet sociale, duke ngushëlluar bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Edon Zhegrova, pas humbjes së Kosovës së fundmi nga Turqia.
Pas finales së play-offit për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja e Kosovës u mposht 0-1 nga Turqia, ka ardhur një gjest sportiv që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ylli i Turqisë, Kenan Yildiz, ka publikuar një “story” në Instagram, ku ka ngushëlluar Zhegrovën pas humbjes, duke treguar respekt për paraqitjen dhe përpjekjen e tij dhe të Dardanëve në fushë.
Mesazhi i Yildizit është parë si një akt shoqërie, që shkon përtej rivalitetit të ndeshjes dhe reflekton respektin mes lojtarëve edhe në momentet më emocionale.
Një gjest i tillë vjen menjëherë pas një përballjeje të fortë, duke dëshmuar se futbolli, përtej rezultatit, mbetet një sport që bashkon.
