Gabriel Jesus për titullin kampion: Jam i sigurt për këtë sezon

Gabriel Jesus për titullin kampion: Jam i sigurt për këtë sezon

Sport April 03, 2026 - 10:55

Gabriel Jesus është shprehur i sigurt në garën për titull në Premierligë këtë sezon.

Kështu është shprehur braziliani në një intervistë të fundit për Rio Ferdinand.

"Jam shumë i sigurt në garën për titull", tha fillimisht ai, transmeton "Zëri".

"Shumë i sigurt, sepse jemi në një pozicion të mirë dhe kemi një skuadër të mrekullueshme. Besoj 100% se këtë sezon po bëjmë diçka”, shtoi tutje ai.

Arsenali është lider i tabelës së Premierligës me 70 pikë dhe është në rrugë të duhur për të siguruar titullin kampion.

Në anën tjetër, pas Arsenalit renditet Manchester City me 61 pikë, mirëpo ka një ndeshje më pak. /Zëri