Tifozi kosovar e gjuajti flamurin kombëtar në tokë, futbollisti turk e mori atë dhe ia dha Rashicës
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje 0-1 nga Turqia në finalen e Play-Offit për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Pas ndeshjes një tifoz u fut në fushë me flamurin kombëtar duke mbajtur në krahë.
Por për një moment ai e gjuajti në tokë atë për të bërë foto me Milot Rashicën.
Ishte mbrojtësi i Turqisë, Abdulkerim Bardarkci, i cili e mori flamurin nga toka dhe ia dha Milot Rashicës.
Sulmuesi dardan pastaj e paloi flamurin dhe ia dha një pjesëtari të stadiumit.
Mbrojtësi turk bëri një gjest të mirë, pasi tifozi i papërgjegjshëm, përveçse hyri në stadium e përdhosi edhe flamurin kombëtar. /Telegrafi
Türk futbolcu yere düëen Arnavut bayraënë kaldërdë
— Time Balkan (@TimeBalkan_) April 1, 2026
Türkiye A Milli Takëm futbolcusu Abdülkerim Bardakcë dün Priëtine'de oynanan Kosova maçënën ardëndan yere düëen Arnavutluk bayraënë kaldërarak Kosovalë futbolcu Rashica'ya teslim etti.#Bayrak #Arnavut #kosova #Türkiye… pic.twitter.com/PAQKNVstsX