Foda: Jemi të gjithë të mërzitur, deshëm të kualifikohemi të gjithë
Foto: Laura Hasani

Foda: Jemi të gjithë të mërzitur, deshëm të kualifikohemi të gjithë

Sport March 31, 2026 - 23:40

Selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda foli pas humbjes zhgënjyese nga Turqia.

Këta të fundit fituan 1-0 ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”, duke siguruar një vend në Botërorin e vitit 2026.

Pas ndeshjes, Foda tha se nuk e ka plan ta lë Kosovës, teksa tregoi arsyen pse erdhi te Kosova.

“Kam pasur arsyen time që kam ardhur te Kosova, qëllimi ishte Evropiani që të kualifikohemi, sonte dështuam. Çdo gjë ka shkuar më shpejt se ç’kemi menduar. Qëllimi ynë mbetet Evropiani”, tha ai për “RTK”.

“Jo nuk e kam plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe njerëzit”, shtoi ai.

Tutje, ai tha se janë të mërzitur, duke bërë me dije se kualifikimi ka qenë i mundur edhe ndaj Turqisë.

“Jemi të gjithë të mërzitur, deshëm të kualifikohemi të gjithë, dhe kjo ka qenë e mundur edhe kundër një Turqie”, tha ai.