Shuhet ëndrra për në Botëror, Kosova mposhtet minimalisht nga Turqia në “Fadil Vokrri”
Sport
March 31, 2026 - 22:44
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të “play-offit” të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për SHBA, Kanada e Meksikë.
“Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi nga Turqia, me një gol të shënuar në pjesën e dytë.
Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi për 1-0, në minutën e 53-të.

Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildizit, nga pasimi i të cilit u krijua goli.
Kosova pati rastet e saja gjatë tërë ndeshjes, mirëpo nuk arriti të shënojë gol.
Fisnik Asllani dy herë e testoi portierin turk, Ugurcan Cakir, mirëpo nuk e mposhti.
Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne.
Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve.
