Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Koreografia e jashtëzakonshme e “Dardanëve” në ndeshjen ndaj Turqisë

Sport March 31, 2026 - 21:58

Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka arritur kulmin në ndeshjen historike ndaj Turqisë.

Tribunat janë të mbushura plot dhe entuziazmi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Grupi i tifozëve “Dardanët” ka shpalosur një koreografi të madhe me mbishkrimin “Dream Makersers”, në mbështetje të lojtarëve të Kosovës, duke e kthyer stadiumin në një spektakël të vërtetë.

Zhurma, këngët dhe brohoritjet nuk kanë të ndalur, ndërsa çdo dalje e futbollistëve në në sulm shoqërohet me ovacione të mëdha.

Atmosfera elektrizuese pritet të jetë një shtysë e fortë për “Dardanët” në këtë sfidë vendimtare për një vend në Kupën e Botës.