Ish-futbollisti i SHBA-së që luajti në tri Kupa të Botës viziton Kosovën
Sport
March 31, 2026 - 13:00
E ngarkuara me punë në Kosovë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati, ka pritur në Ambasadë për takim ish-futbollistin Marcelo Balboa.

Aty theksohet se Balboa ka luajtur për SHBA-në në 128 ndeshje, duke qenë pjesë e tri Kupave të Botës.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
E ngarkuara me punë, Anu Prattipati, mirëpriti legjendën e futbollit amerikan Marcelo Balboa në Ambasadë për një takim dhe përshëndetje me komunitetin e Ambasadës, anëtarët e KUSA-s dhe ekipin e futbollit të Ambasadës.
Balboa ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara 128 herë dhe ka luajtur në tre Kupa të Botës, duke e forcuar vendin e tij si një nga figurat më me ndikim në historinë e futbollit amerikan.
Bashkohuni me ne për t’i uruar mirëseardhje në Kosovë!