Trajneri i parë i Dardanëve për ndeshjen historike të Kosovës: Ditë e veçantë!

Trajneri i parë i Dardanëve për ndeshjen historike të Kosovës: Ditë e veçantë!

Sport March 31, 2026 - 09:24

Albert Bunjaki, trajneri i parë i Kombëtares së Kosovës, ka folur për ndeshjen historike që do të zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri”.

Bunjaki tha se ndeshja e Dardanëve ndaj Turqisë është më e rëndësishmja në aspektin sportiv.

“Është një ditë e veçantë, është një projekt që është punuar për një kohë të gjatë, është një moment shumë i mirë për Kosovën, për shtetin e Kosovës në përgjithësi, që nëse Kombëtarja e Kosovës arrin të realizojë ëndrrën e saj dhe të jetë pjesë e Kampionatit Botëror, atëherë do të kishte shumë dimensione, jo vetëm sportive”, tha Bunjaki në Klan Kosova.

Ai foli edhe për përfaqësuesin e Kombëtares, Franco Foda, për çka shtoi se një trajneri i duhet eksperienca që të arrijë këtë rezultat.