Kenan Yildiz e Arda Guler me shokë zbresin në “Fadil Vokrri”
Sport
March 30, 2026 - 18:17
Kombëtarja e Turqisë ka mbërritur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kena Yldiz e Arda Guler me shokë, “zbarkuan” në fushën e blertë për ta parë terrenin, ku nesër me fillim nga ora 20:45 do ta zhvillojnë finalen e playoff-it kundër Kosovës.
Ndeshja ka interes të madh për të dyjat palët, pasi turqit synojnë që të kthehen në Botëror qysh prej vitit 2002 ku edhe zunë vendin e tretë.
Derisa “Dardanët” synojnë që për herë të parë të marrin pjesë në garën më kryesore të futbollit në botë, që sivjet luhet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.