A do të vijë në Kosovë Erdogani për ta parë lojën, flet Agim Ademi
Sport
March 28, 2026 - 17:22
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka folur rreth ndeshjes Kosovë-Turqi që zhvillohet këtë të martë.
Ademi ka sqaruar se Federata nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar në lidhje me një vizitë të mundshme të presidentit turk, Recep Taip Erdogan, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Ne kemi protokollin e UEFA-s dhe jemi në kontakt me Federatën e Futbollit të Turqisë, por deri tani nuk na kanë thënë asgjë që Erdogan do të vijë”, tha ai.
I pari i FFK-së theksoi se pritet një numër i madh tifozësh për këtë ndeshje, duke përfshirë grupe që do të udhëtojnë me ekspedita prej dy aeroplanësh.
“Sigurisht se ka shumë njerëz që vijnë, ata vijnë me një ekspeditë prej 2 aeroplana…”, u shpreh ai. /insajderi