Muriqi: Kosova gati për sfidën ndaj Turqisë
Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për ndeshjen vendimtare të play-off-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 ndaj Turqisë, dhe sulmuesi Vedat Muriqi ka dhënë një intervistë ekskluzive për HT Spor.
Muriqi u shpreh për karakterin e skuadrës dhe shpirtin luftarak të ekipit pas fitores dramatike ndaj Sllovakisë, ku Kosova arriti të rikthehej pavarësisht se ishte dy herë në disavantazh.
“Edhe pasi ishim duke humbur 1-0, nuk u dorëzuam kurrë. Jemi një ekip shumë i ri dhe luftojmë fort”, tha ai për HT spor.
Muriqi shtoi se një nga armët më të forta të ekipit është aftësia për të luajtur futboll ekipor, duke ndërtuar besim dhe bashkëpunim mes lojtarëve të rinj dhe të rëndësishëm.
Në lidhje me sfidën e ardhshme ndaj Turqisë, Muriqi pranoi se ndeshja do të jetë e mbushur me emocione dhe e vështirë në aspektin sportiv, duke e konsideruar Turqinë si favorite, por duke shprehur besimin se Kosova mund të bëjë surprizën përmes lojës së saj kolektive.
“Pa dyshim, Turqia është favorite. Avantazhi ynë është se do të luajmë në shtëpi. Kemi Kenanin, kemi Ardën; Këta janë asete të mëdha për futbollin turk, për futbollin evropian dhe për futbollin botëror. Duam të bëjmë më të mirën tonë, të bëjmë atë që dimë më mirë, të luajmë futboll ekipor dhe të arrijmë qëllimin tonë”, ka theksuar ai.
Fjalët e Muriqit nënvizojnë vetëbesimin dhe shpirtin luftarak të Kosovës në këtë fazë vendimtare të kualifikimeve për Botërorin 2026.