Qeveria i bën gati 500 mijë euro pas fitores së Kombëtares së Kosovës
Sport
March 27, 2026 - 09:28
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria do të procedojë shpërblimin për fitoren e fundit të Kombëtares së Kosovës.
“Mirëmëngjesi fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, shkroi ai.
Ky vendim pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës.
Kurti kishte premtuar 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës nëse shkon në finale të play-offit, ndërsa një milion nëse kualifikohet në Botëror. /Zëri