Kurti: Kosova po shkruan histori, Kampionati Botëror më afër se kurrë

Kurti: Kosova po shkruan histori, Kampionati Botëror më afër se kurrë

Sport March 26, 2026 - 23:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka uruar fitoren e Kombëtares së Kosovës, duke e cilësuar si një moment historik për futbollin në vend.

Kurti ka thënë se ky ekip, me këta tifozë, sonte ka hapur një kapitull të ri të futbollit tek ne, raporton Zeri.info.

“Urime Kosovës! Urime Dardanëve dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë!

Ky ekip, me këta tifozë, sonte ka hapur një kapitull të ri të futbollit te ne. Loja e shkëlqyer dhe realizimet precize do të mbeten të paharrueshme.

Ashtu siç ëndërruam, edhe triumfuam. Dëshira e madhe u kthye në fitore të madhe.

Kampionati Botëror kurrë nuk ka qenë më afër”, ka shkruar Kurti. /Zëri