Historike, Kosova siguron finalen e play-offit për kualifikimin në Kupën e Botës

Historike, Kosova siguron finalen e play-offit për kualifikimin në Kupën e Botës

Sport March 26, 2026 - 22:40

Kosova ka arritur të shkruajë histori duke u kualifikuar në finale të play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Dardanet triumfuan ndaj Sllovakisë me rezultat 4-3.

Golat për tanët i realizuan Hoxha (21'), Asllani (47'), Muslija (60') dhe Hajrizi (70'), ndërsa për Sllovakinë realizuan Valjent (6'), Haraslin (45'), Strelec (90+4').

Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën, ku "Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.