Kosova U-21 vazhdon stërvitjet para ndeshjes me Rumaninë
Kombëtarja e Kosovës U-21 ka vazhduar përgatitjet në prag të ndeshjes kualifikuese për Euro 2027 kundër Rumanisë.
Sipas një komunikate, "Dardanët" e rinj kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore dhe në kamp po mbizotëron një atmosferë shumë pozitive dhe optimizëm për një rezultat të mirë.
"Dardanët U21 vijojnë përgatitjet me intensitet të lartë. Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Euro 2027 kundër Rumanisë. Në kampin e Dardanëve të rinj mbizotëron atmosferë shumë pozitive dhe optimizëm për rezultat pozitiv", ka shkruar FFK. "Nën drejtimin e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu, gjatë seancës së sotme është punuar në detaje në aspektin taktik, duke u përqendruar si në organizimin defensiv, ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese".