Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet “anti-Poloni”, tre lojtarë munguan sot

Kombëtarja e Shqipërisë nis përgatitjet “anti-Poloni”, tre lojtarë munguan sot

Sport March 23, 2026 - 18:56

Kombëtarja e Shqipërisë ka nisur sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës “play-off” për Botërorin e vitit 2026 ndaj Polonisë.

Djelmoshta kuqezi të drejtuar nga trajneri Sylvinho zhvilluan pasditen e sotme stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në fushë zbritën 23 lojtarë, ndërkohë që Myrto Uzuni, Nazmi Gripshi dhe Ylber Ramadani do t’i bashkohen skuadrës sonte, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Uzuni dhe Gripshi për shkak të udhëtimit dhe Ramadani për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.

Ditën e nesërme, kombëtarja do të zhvillojë një tjetër seancë stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërkohë që ekipi do të udhëtojë të mërkurën drejt Varshavës për të luajtur ndeshjen ndaj Polonisë në datë 26 mars, ora 20:45.