Malisheva e mposht Llapin
Sport
March 22, 2026 - 15:05
Malisheva ka triumfuar në përballjen ndaj Llapit në kuadër të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra vendase fitoi pastër me rezultat 2:0 ndaj Llapit të drejtuar nga Tahir Batatina.
Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe mban vendin e katërt në tabelë.
Në anën tjetër, Llapi mbetet në zonën e rrezikshme, në pozitën e barazhit me 29 pikë.