Lewandowski: Ndeshja me Shqipërinë, një nga të fundit me kombëtaren

Lewandowski: Ndeshja me Shqipërinë, një nga të fundit me kombëtaren

Sport March 20, 2026 - 13:41

Robert Lewandowski është gati për ndeëshjen e 26 marsit ku Polonia e tij do të luajë përballë Shqipërisë në një takim që vlen një gjysëm bilete për në finalet Botërorit 2026.

Kjo ndeshje vjen në momentin më të mirë të këtij sezoni për sulmuesin 37-vjeçar, i cili në mesjavë ishte autor i dy prej shtatë golave që shënoi Barcelona përballë Newcastle.

“Nuk mund ta shikoj ndeshjen me Shqipërinë si më të rëndësishmen të karrierës sime. Unë këtë duel e shikoj si një ndeshje që duhet fituar me patjetër”, tha Lewandowski.

Mes të tjerash ai pranoi se mosha ishte një faktor në paraqitjet e tij. “Pas pak muajsh mbush 38 vjeç dhe shumë më thonë se duhet ta mbyll me futbollin e luajtur. Kjo ndeshje mund të jetë një nga të fundit me kombëtaren. Unë jam tipi i lojtarit, i cili mendon se ndeshjet i fiton ekipi dhe individuelitet”, përfundoi Lewa.