Leon Avdullahu lëndohet, do të mungojë për sfidën me Sllovakinë

Leon Avdullahu lëndohet, do të mungojë për sfidën me Sllovakinë

Sport March 19, 2026 - 14:53

Kombëtarja e Kosovës ka marrë një lajm të keq pak ditë para gjysmëfinales së `play-off`-it për kualifikim në Kupën e Botës 2026 kundër Sllovakisë.

Futbollisti i Hoffenheimit, Leon Avdullahu, ka pësuar një lëndim të muskulit dhe do të mungojë për disa javë, duke u larguar kësisoj nga lista e Franco Fodës, e cila pritet të publikohet nesër, për sfidën e 26 marsit në Bratisllavë.

Trajneri i Hoffenheimit, Christian Ilzer, konfirmoi këtë të enjte në konferencë për media: "Fatkeqësisht duhet të njoftojmë mungesën e një lojtari kyç. Leon Avdullahu nuk do të jetë i disponueshëm për ne për disa javë", tha ai.

Ilzer shtoi se Avdullahu pritet të rikthehet për pjesën e mbetur të sezonit në Bundesligë, ku ka ende tetë ndeshje para përfundimit. "Supozimi ynë është që ai do të jetë përsëri i disponueshëm këtë sezon", tha trajneri.