Ndahet nga jeta Elife Sherifi, zëdhënëse e Dritës së Gjilanit

Ndahet nga jeta Elife Sherifi, zëdhënëse e Dritës së Gjilanit

Sport March 18, 2026 - 19:05

Është ndarë nga jeta Elife Sherifi, zëdhënëse e Dritës së Gjilanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjilanas të martën.

"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshë të re të bashkëpunëtores sonë, Elife Sherifi. Elifja ishte një profesioniste e shquar në fushën e gazetarisë dhe një adhuruese e flaktë e klubit tonë, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses së klubit, pozitë të cilën e mbajti me përkushtim për më shumë se gjashtë vite. Puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për klubin do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve tona. Klubi ynë FC Drita shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sherifi, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën, për humbjen e madhe të vajzës së tyre", ka shkruar Drita. "Në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë familjes dhe ndajmë dhimbjen me ta. Prehu në paqë Elif".