Luis Enrique jep një shpjegim si e shkatërroi Chelsean në dy ndeshje
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka reflektuar mbi fitoren bindëse 3-0 ndaj Chelsea në ndeshjen e kthimit të raundit të 16-tave në Ligën e Kampionëve.
Kampionët në fuqi të Evropës dominuan plotësisht përballjen në të dyja sfidat, pasi në ndeshjen e parë kishin fituar 5-2, duke siguruar kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 8-2 drejt çerekfinaleve.
“Përsosmëria në futboll nuk ekziston, por duhet të them se ndeshja e parë ishte e vështirë, shumë e vështirë, veçanërisht 80 minutat e para,” u shpreh Enrique.
Ai theksoi se pas avantazhit të krijuar në takimin e parë, skuadra e tij arriti të ruajë nivelin dhe disiplinën taktike edhe në ndeshjen e dytë.
“Pas atij rezultati (5-2), arritëm ta ruanim nivelin tonë gjatë gjithë ndeshjes së sotme. Ndeshja e dytë ishte ndryshe: ishim shumë të saktë në kundërsulm dhe shënuam dy gola që në fakt vendosën gjithçka”, shtoi trajneri spanjoll.
