Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

Mbrëmje vendimtare në Ligën e Kampionëve, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

Sport March 17, 2026 - 08:30

Liga e Kampionëve rikthehet me një natë elektrizuese, ku do të luhen ndeshjet kthyese të fazës së 1/8-tës. Skuadrat më të mëdha të kontinentit zbresin në fushë me një objektiv të vetëm: kualifikimin në çerekfinale.

Në fokus është përballja mes Manchester City dhe Real Madridit. “Qytetarët” janë në disavantazh 0-3 dhe kërkojnë një mrekulli përballë një Reali që historikisht nuk fal në këto faza. Një test karakteri për kampionët anglezë.

Në Londër, Chelsea përballet me Paris Saint-Germain, me francezët që kanë avantazhin 5-2 nga ndeshja e parë. Anglezët synojnë një rikthim të madh, por diferenca mbetet e thellë dhe parisienët shihen si favorit.

Ndërkohë, Arsenali dhe Bayer Leverkusen nisin nga barazimi 1-1, në një duel totalisht të hapur ku çdo detaj mund të vendosë fatin e kualifikimit.

Një tjetër sfidë interesante zhvillohet mes Sporting Lisbonës dhe Bodo/Glimt, ku portugezët duhet të përmbysin humbjen 0-3, një mision i vështirë, por jo i pamundur në një natë evropiane. /Telegrafi